Telegrafi

Shtetet e Bashkuara në ndihmë të Haitit

Presidenti Barak Obama dje dislokoi ekipet amerikane të emergjencave në Haiti, disa prejt të cilave sapo kanë mbërritur.

Ai premtoi mbështetje të plotë për vendin e Karaibeve për të shpëtuar njerëzit dhe për të shpërndarë ndihmat humanitare.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates anuluan vizitat në rajonin e Azi-Paqësorit për të ndihuar në përpjekjet e shpëtimit për Haitin nga Uashingtoni.