Të gjitha ata që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara së shpejti do të duhet ta kenë testin negativ të COVID-19, nëse dëshirojnë të futen në aeroplan për në SHBA, shkruan USA Today.
Drejtori i Qendrës për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Mark Redfield, planifikon të nënshkruaj urdhrin, ku të gjithë personat që kërkojnë të futen në Shtetet e Bashkuara do të kenë nevojë ta kenë testin negativ, e kjo vlen për të gjithë pasagjerët ndërkombëtare – e jo vetëm për britanikët siç ishte deri më tani, transmeton Telegrafi.
Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi, dy javë pasi që Redfield e nënshkruan urdhrin – që do të thoshte se do të ndodh nga 26 janari, nëse nënshkruhet sot.
CDC prej javësh ka kërkuar nga administrata e presidentit Donald Trump, që të zgjerojë ndalimin e hyrjes pa test negativ që nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë para nisjes. /Telegrafi/