Bomba bërthamore B61-12 është përshkruar si më e rrezikshmja në arsenalin amerikan, dhe është testuar nga forcat ajrore të SHBA-ve në fillim të këtij muaji.
Aeroplanët luftarak F-15E kanë hedhur bombat në bazën ajrore Nellis për të testuar fuqinë e tyre “shpërthyese”, kanë bërë të ditur në Administratën Nacionale të Sigurisë Bërthamore të SHBA-ve (NNSA), transmeton Telegrafi.
Bombat fillimisht ishin testuar mars të këtij viti, duke shkaktuar reagime tek zyrtarët amerikanë dhe ata rusë për shkak të rrezikut që mund të vjen deri te lufta bërthamore. Testi i dytë vjen si kundërpërgjigje ndaj Koresë së Veriut, e cila dje lansoi një raketë që fluturoi mbi Japoninë. /Telegrafi/
Këto janë specifikat e bombës më të re:
Tipi: Bombë bërthamore
Prodhuesi: Pantex Plant
Pesha: 320 kilogramë
Gjatësia: 3.56 metra
Diametri: 33 centimetra
Fuqia shpërthyese: 0.0-340 kilotonë
https://www.youtube.com/watch?v=snVoNnqxz34
https://www.youtube.com/watch?v=v7rrX3iDwN8