Site icon Telegrafi

Shtetet e Bashkuara kufizojnë eksportet e pajisjeve të inteligjencës artificiale

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ndërmarrë masa për të penguar eksportet e pajisjeve softuerike të inteligjencës artificiale, që është pjesë e përpjekjeve për të mbajtur teknologjitë e ndjeshme larg duarve të fuqive rivale siç është Kina.

Sipas një rregullore të re, që ka hyrë në fuqi nga dita e hënë, kompanitë që eksportojnë lloje të caktuara programesh të imazheve gjeo-hapësinore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të kërkojnë licencë për t’i dërguar ato jashtë kufijve, por nga kjo masë përjashtohet Kanadaja.

James Lewis ekspert i teknologjisë në Qendrën për Studimet Ndërkombëtare dhe Strategjike me bazë në Uashington, thotë se, “ata duan të pengojnë që kompanitë amerikane të ndihmojnë Kinën të prodhojë produkte të inteligjencës artificiale, të cilat mund të ndihmojnë ushtrinë e saj”, përcjell Telegrafi.

Rregullorja do të hyjë në fuqi vetëm në Shtetet e Bashkuara, por autoritetet amerikane më vonë mund ta paraqesin atë pranë organeve ndërkombëtare si përpjekje për të bindur edhe vendet e tjera të miratojnë masa të njëjta.

“Deri sa Qeveria beson se është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, atëherë menjëherë t’i zbatojë këto kontrolle, gjithashtu ajo duhet t’i ofrojë publikut një mundësi për të komentuar mbi këtë”, thuhet në rregullore.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë janë shprehur të zhgënjyer lidhur me vonesën e procesit për aplikimin e rregullave të reja, që forcojnë kontrollet e eksportit për këto pajisje. /Telegrafi/

Exit mobile version