Telegrafi

Shtetet e Bashkuara fusin në listë të zezë Marinko Çavarin dhe Alen Sheraniqin nga Bosnja

Sekretari amerikan i Financave, ka zgjeruar sot listën e personave të sanksionuar nga Bosnja e Hercegovina.

Në këtë listë gjenden Marinko Çavar, kryetar i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Alen  Sheraniq, ministër i Shëndetësisë në Republikën Srpska, transmeton Telegrafi.

Në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se ata kanë rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe kanë shkelur marrëveshjen për paqe të Dejtonit si dhe proceset demokratike apo institucionet.

Veprimi i sotëm rrit përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. Departamenti amerikan i Shtetit në listë të zezë i ka përfshirë personat që rrezikuan proceset demokratike apo institucionet në Ballkanin Perëndimor dhe rrezikojnë edhe paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjitha vendeve.

“Marinko Çavara dhe Alen Sheraniq janë përpjekur të ndjekin agjendat etnonacionaliste dhe politike në kurriz të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Bosnjës”, tha Brian E Nelson, nënsekretar i Trezorit. /Telegrafi/