Telegrafi

Shtetet e Bashkuara fillojnë sulmet ajrore në Irak, kundër militantëve të mbështetur nga Irani

Shtetet e Bashkuara kanë filluar sulmet ajrore mbi militantët që i mbështeti Irani në Irak.

Sulmet ishin si një kundërpërgjigje për raketat balistike të shkrepura mbi bazën ajrore Al-Asad, ku si pasojë katër anëtarë të personelit ushtarak amerikan pësuan lëndime, transmeton Telegrafi.

“Sot me urdhër të presidentit Biden, ushtria amerikane kreu sulmet e domosdoshme dhe proporcionale mbi tre objekte që i përdorin militantët e Hezbollahut që mbështeten nga Irani dhe grupe tjera të lidhura me Iranin në Irak”, thuhet në kumtesën e zyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Këto goditje precize janë përgjigje direkte mbi serinë e sulmeve mbi personelin amerikan në Irak dhe Siri, nga ana e militantëve që sponsorohen nga Irani”, tha Austin.

Sulmet po ndodhin disa orë pasi që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, për herë të dytë këtë muaj bombarduan pozicionet e Huthi në Jemen. /Telegrafi/