Telegrafi

Shtetet e Bashkuara festojnë ditën e pavarësisë, Biden: Kemi mundësinë të nisim një fillim të ri

Amerikanët sot festojnë ditëlindjen e 245-të të shtetit të tyre, me fishekzjarrë që do të shndrin më shumë sesa viteve tjera – hot-dogët më të shijshëm dhe bendet me zhanre të ndryshme të muzikës që do të luajnë kryesisht këngë më të “gjalla”, kjo për shkak se pandemia e coronavirusit ka bërë që të anulohen pothuajse të gjitha aktivitetet tradicionale.

Si gjithmonë, fishekzjarrët do të jenë kulmi i festës së 4 korrikut, shkruan Rreuters. Dy spektakle me mjete piroteknike do të mbahen pranë Qendrës Nacionale në Washington dhe në një pjesë të Neë Yorkut – mes Manhattan, Queens dhe Brooklyn, transmeton Telegrafi.

E ngjarjet tradicionale që mbahen çdo 4 korrik, siç është gara në konsumimin e hot-dogëve në Brooklyn nuk do të mbahen për shkak të pandemisë së coronavirusit, nga i cili si pasojë kanë humbur jetën mbi 600.000 amerikanë.

E pas pushimeve të kaluara në Michigan dhe në Delaware, presidenti amerikan Joe Biden është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, ku priti rreth 1000 persona, të cilëve do t’ju shpërndahen hamburgerë dhe fishekzjarrë.

“Të dielën do të festojmë pavarësinë tonë si komb, si një përparim në luftën kundër pandemisë. Në ditët e ardhshme do të kemi mundësinë të nisim një fillim të ri”, ka shtuar Biden.

4 korriku shënohet në mbarë Shtetet e Bashkuara, duke kujtuar deklaratën e pavarësisë të vitit 1776, ku është shpallur pavarësia nga Britania e Madhe. /Telegrafi/