Site icon Telegrafi

Shtetet e Bashkuara i dërguan “mesazh privat” Iranit për sulmet ndaj Huthi-t në Jemen

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar “mesazh privat” Iranit lidhur me Huthi-t në Yemen, pasi Shtetet e Bashkuara kryen sulmin e dytë mbi këtë grup militant.

“I kemi dërguar privatisht dhe jemi të bindur se jemi shumë mirë të përgatitur”, tha Biden duke mos dhënë detaje tjera, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara thanë se sulmi i tyre i fundit “ishte vazhdimësi e aksionit” duke shënjestruar radarët.

Në anën  tjetër, Irani ka mohuar përfshirjen në sulmet nga Huthi-t në Detin e Kuq.

Lexo po ashtu Çfarë dimë për sulmet dhe cilat strategji po shfrytëzohen kundër Houthive

Megjithatë, Teherani dyshohet se po furnizon Huthi-it me armë, kurse Shtetet e Bashkuara thnaë se inteligjenca iraniane është shumë e rëndësishme për Huthi kur bëhet fjalë për shënjestrimin e anijeve.

Ndryshe Sulmet ajrore të realizuara nga forcat ajrore amerikane dhe Britanike, mbi 30 pozicione të Huthi në orët e para të mëngjesit të së premtes u mbështeten nga aleatët e vendeve perëndimore, përfshirë Australinë dhe Kanadanë.

Një ditë më vonë, komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se ka kryer sulmin e fundit me radarët e Huthi në Jemen, duke përdorur raketat Tomahaëk.

E Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka thënë se Britania “nuk ka patur zgjidhje tjetër” përveç veprimeve ushtarake kundër Huthi në Jemen, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve mbi anijet komerciale në Detin e Kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version