Shtatëmbëdhjetë shtete amerikane kanë paditur administratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për siç është thënë ndarjen e familjeve të migrantëve në mënyrë “mizore dhe të paligjshme”.
Prokurorët e Përgjithshëm demokratikë nga disa vende duke përfshirë, Uashingtonin, Nju-Jorkun dhe Kaliforninë kanë prezantuar veprimin ligjor.
Në padi kundërshtohet politika e refuzimit të hyrjes për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë.
Në po të njëjtën kohë, një gjykatë në Kaliforni ka marrë vendim që të gjitha familjet e migrantëve të ndara në kufirin amerikan duhet të bashkohen brenda 30 ditëve.
Gjyqtari në San Diego, Dana Sabraw, po ashtu ka thënë se fëmijët nën moshën pesëvjeçare duhet të kthehen te prindërit e tyre brenda 14 ditëve.
Javën e kaluar, presidenti Trump ka bërë thirrje për dëbim të migrantëve, vetëm disa ditë pasi ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për t’i mbajtur familjet të bashkuara.
Këto vende tani po kërkojnë nga gjykata një urdhër që do të bashkonte familjet dhe do të ndalonte praktiken e ndarjes, duke e cilësuar këtë veprim, “në kundërshtim me Kushtetutën”. /Rel/