Telegrafi

Shtetasja e huaj shkon e dehur në banesë – vëren se i mungonin dokumentet, kartela bankare dhe Iphone-13

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër shtetase e huaj e cila dyshohet se ishte në gjendje të dehur ka raportuar se i kishin humbur dokumentet personale.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur në Prishtinë. Ankuesja pasi kishte thirrur një veturë-taxi për të shkuar në banesën e saj, kur ka arritur te banesa ka vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone-13.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/