Site icon Telegrafi

“Shtetasit e Shqipërisë përmes Maqedonisë udhëtojnë drejt vendeve të BE-së”

Gjithnjë e më shumë shtetas të Shqipërisë shfrytëzojnë aeroportet e Maqedonisë për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian, ku më pas kërkojnë azil.

Këtë e deklaroi drejtori i policisë shqiptare, Haki Çako, duke shpjeguar për mediumet shqiptare rreth gjendjes së shtetasve shqiptarë të cilët kërkojnë azil në vendet e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në kohën fundit rritet numri i shtetasve shqiptarë të cilët përmes aerodromit të Shkupit dhe Ohrit, fluturojnë drejt Evropës, në mënyrë që të shmangin kontrollet për hyrje në vendet e BE-së.

Sipas Çako vazhdon të rritet numri i shtetasve të Shqipërisë që kërkojnë azil në vendet e BE-së, edhe përkrah kontrolleve që ka policia në aeroporte dhe në kalimet kufitare.

Përfaqësues të BE-së kërkojnë nga Tirana zyrtare të rrisë masat për ndalimin e shtetasve që dyshohet se udhëtojnë në vendet e BE-së për të kërkuar azil./Telegrafi/

Exit mobile version