Nga vendet e rajonit në tre muajt e parë të këtij vitit 1.875 shtetas të Shqipërisë janë dëbuar nga vendet e Bashkimit Evropian.
Pas tyre renditen shtetasit e Serbisë, të cilët kanë pranuar gjithsej 795 urdhra për t’u larguar, vijojnë qytetarët e Maqedonisë e Veriut me 430 urdhra për t’u larguar nga BE-ja.
Në vendin e katërt nga vendet e rajonit të dëbuar nga BE-ja gjatë tre muajve të parë të vitit 2023 është Bosnjë e Hercegovina, me gjithsej 380 persona, pastaj vijnë shtetasit e Kosovës me 355 dëbime dhe Mali i Zi me 60.