Site icon Telegrafi

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të kalojnë pa testin PCR nëpër Serbi, por vetëm transit

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka miratuar rregulla të reja që kanë të bëjnë me pandeminë Covid-19, e që përfshin edhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo ka të bëjë me udhëtimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nëpër territorin e Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rregullat e reja, testi PCR nuk u kërkohet shtetasve të RMV-së nëse ata kalojnë transit nëpër territorin e shtetit serb.

Korrespondenti nga Beogradi i agjencisë së lajmeve AIM raporton se qëndrimi në Serbi lejohet me test negativ PCR, por kalimi transit lejohet edhe pa test.

Mirëpo, kalimi transit lejohet në periudhë 12 orëshe nga çasti i hyrjes në kufirin serb./Telegrafi/

Exit mobile version