Site icon Telegrafi

Shtetasit e Maqedonisë për në Greqi do të udhëtojnë sipas një dokumenti me kushte të veçanta

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mbrëmë për “Sitel” sqaroi se udhëtimet për në Greqi do të jenë sipas disa rregullave, për të cilat po përgatitet një dokument.

Ai tha se në ditët në vijim dokumenti do të dërgohet te epidemiologët e Maqedonisë dhe Greqisë, pas së cilës të gjitha kushtet do të përcaktohen dhe finalizohen.

Në lidhje me mjekimin e të infektuarve eventual me coronavirus të shtetasve të Maqedonisë në Greqi dhe anasjelltas, ai do të jetë falas, tha Filipçe, duke theksuar se kjo është dakorduar me homologun e tij grek në takimin e tyre të fundit.

Përndryshe, siç njoftoi Filipçe, karantina 14-ditore do të shfuqizohet, domethënë nuk do të jetë e mundur zbatimi i saj në asnjë prej vendeve të rajonit, kur të hapen kufijtë./Telegrafi/

Exit mobile version