Askush nuk lajmërohet në numrat e telefonit të MPB që është shënuar në ueb faqe me shënim se i njëjti funksionon 24 orë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qytetarë të Maqedonisë të ngecur në Stamboll janë në panik, nuk mund të lidhen me asnjë në numrin telefonik të MPJ, ka publikuar TVNova ku janë paraqitur familjarë dhe miq të qytetarëve të gjetur në Turqi në mes të grusht shtetit. Ata janë përpjekur të lidhen me ambasadën e Maqedonisë në Turqi.
“Nuk ka asnjë njoftim në mediat e Maqedonisë nga MPJ, nuk ka as edhe në ueb faqen e tyre, askush nuk lajmërohet në telefonin kujdestar, nuk e dimë se çfarë të bëjmë, mikja ime është atje me një foshnjë të vogël, ndërsa aeroplanët nuk fluturojnë” ka thënë një qytetare.
Qeveritë e vendeve të huaja që mbrëmë kanë drejtuar porosi për sigurinë e qytetarëve të tyre të gjetur në Turqi. Mbrëmë fluturimet janë drejtuar në aeroportet tjera, ndërsa ai i Stambollit dhe Ankarasë kanë qenë të mbyllura./Telegrafi/