Një punëtor 21-vjeçar në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një lartësi prej rreth 20 metrash, njofton policia kroate.
Aksidenti është raportuar në polici pak para orës 07:30, tha zëdhënësja e policisë së Bjelovar-Bilogora, Maja Barbir Grubiq.
Ajo ka bërë të ditur se rrethanat se si ka ndodh aksidenti do të dihen pas hetimeve që janë duke vazhduar.
Së bashku me policinë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit, raporton index.
Sipas informacioneve jozyrtare, 21-vjeçari është shtetas shqiptar, punonjës i një kompanie të Zagrebit, i cili humbi jetën pasi ka rënë prej rreth 20 metrave. /Telegrafi/