Telegrafi

Shtetasi nga Maqedonia e Veriut shkaktoi aksident në Ferizaj dhe u largua – rrahet nga tre qytetarë

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj, tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Të njëjtit janë arrestuar pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/