Telegrafi

Shtetasi i Maqedonisë, pica mjeshtër në Vjenë i dyshuar për 17 sulme seksuale

Një shtetas i Maqedonisë, i cili ka punuar si pica-mjeshtër në Vjenë të Austrisë është i dyshuar për së paku 17 sulme seksuale ndaj grave të këtij qyteti, ka publikuar e përditshmja “Dnevnik”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Maniaku seksual ballafaqohet me akuzë për veprat e tij, por nuk është e ditur nëse ai do të akuzohet vetëm për 27 sulme, sepse pas publikimit të fotografisë së tij është zmadhuar numri i grave që e kanë njohur dhunuesin.

Sipas të dhënave të policisë së Vjenës, bëhet fjalë për I.J, (22), i cili viktimat e tij i ka gjetur në rajonin Donaustadt dhe Leopoldstadt në kryeqendrën e Austrisë. Dhunuesi është arrestuar kah mesi i shkurtit të këtij vitit, falë dëshmisë së viktimave të cilat e kanë njohur dhunuesin nga xhirimet e kamerave të sigurisë.

Ai ballafaqohet me akuzë për më së paku 50 sulme ndaj grave./Telegrafi/