Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 14:00, ka marrë informacionin se rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore ku është konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor.
Bëhet e ditur se një mashkull, E. N, 34 vjeç shtetas i Republikës së Kroacisë, është viktima.
“Ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor . Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrit që nga vendngjarjes të shoqëroj për në stacion policor, pesë persona të dyshuar”, njofton Policia.
Aktualisht hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse. /Telegrafi/