Site icon Telegrafi

Shtetasit e Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë, nga 1 gushti do të pajisen me “dokument hyrje-dalje’

Nga e hëna (1 gusht) shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’, pra shtetasit e Serbisë nuk do të mund të kalojnë me dokumentet e tyre.

Me anë të një njoftimi, Qeveria e Kosovës tregon se qytetarët serbë, nga 1 gushti, sapo të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo po ashtu Qeveria vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim

Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.

Qeveria ka marrë vendim që të aplikojë reciprocitet ndaj qytetarëve të Serbisë, të cilët kur hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletëdeklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.

Exit mobile version