M.B. nga Nish, Republika e Serbisë dje ka denoncuar përdhunim dhe plaçkitje në stacionin policor në Tetovë, që janë kryer mbi të më 27 dhjetor nga J.Xh. nga Tetova.
Sipas të dhënave të policisë, M.B. (1993) pasi që ka kaluar kufirin shtetëror me kalim ilegal, J.Xh. e ka marrë me veturë dhe kanë lëvizur nëpër rrugë të pyllit në drejtim të fshatit Pirok. Në një çast, J.Xh. ka ndalur veturën, e ka sulmuar fizikisht, e ka përdhunuar, pas çka e ka sjellë në Tetovë ku e ka urdhëruar të dalë nga vetura dhe nuk ia ka dhënë veshjen dhe stolitë që ka mbajtur me vete, sipas saj në vlerë prej disa mijë eurosh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Po ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/