Telegrafi

Shtetas të Maqedonisë rrëfejnë tmerrin në Nicë

“Mijëra qytetarë ishin duke u kënaqur në fishekzjarrët mbresëlënës. Pasi u ndez ndriçimi rrugor dhe u lirua trafiku në rrugën kryesore në bregun prej disa kilometrash, ishim duke u larguar drejt shtëpisë ku jemi të vendosur” ka thënë për Telegraf, studentit nga Prilepi, Denko Mançeski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Studenti i cili është gjetur në mes të ngjarjes tragjike në Nicë , vazhdon të rrëfejë ndodhinë e tmerrit.

“Për shkak të shtyrjeve, kaluam nga shëtitorja në trotuar, në anën tjetër të rrugës. Atëherë dëgjuam britma dh piskatje dhe pamë se si njerëzit ikin në panik. Në tollovinë disa qindra metra para nesh vërejtëm pjesë të trupave, karroca fëmijësh të thyer, fëmijë të lënduar duke qarë. Kufoma të grave, burrave, të rinj, të moshuar, kishte gjithandej”, rrëfen ai,

Përveç këtij studenti mediat nga Maqedonia kanë vënë kontakt edhe me një shkupjane e cila punon në Nicë dhe e cila ka thënë se pamja në qytet раs masakrës ka qenë e tmerrshme dhe se sot Nica është si një vend i shkretë, për shkak të frikës së banorëve dhe turistëve./Telegrafi/