Site icon Telegrafi

Shtetas të Maqedonisë përfshihen në kontrabandimin e 8 ton marihuanë në Itali

Policia italiane ka arritur që të kapë sasi rekorde prej 8 ton marihuanë që ka qenë e ngarkuar në një kamion të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë,

Sipas gazetës ”Venezia Today”, marihuana është transportuar me anije nga Shqipëria në Ankona të Italisë, ndërkaq policia detare e ka hetuar, por qëllimisht e ka lejuar futjen në Itali, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Automjeti i ngarkuar është përcjellur deri në destinacionin e fundit. Policia nuk ka dhënë detaje tjera për rastin për shkak të hetimeve, por ka vërtetuar se rrjeti kriminal është udhëhequr nga shtetas të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version