Telegrafi

Shtetas i Maqedonisë humb jetën në aksident komunikacioni në Shqipëri

Shtetas i Maqedonisë humbi jetën sot në aksident komunikacioni në Shqipëri, në aksin rrugor Librazhd-Prenjas, pasi që vetura me të cilën ka udhëtuar ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i veturës ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa katër personat tjerë që janë ndodhur në veturë, me lëndime të rënda janë dërguar në spital, ku kanë pranuar ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur në distancë tre kilomtra nga qyteti Prenjas, afër fshatit Urak, në afërsi të vend kalimit kufitar Qafë Thanë ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Shkaktar i aksidentit supozohet të jetë korsia e lagur nga reshjet e sotme të shiut./Telegrafi/