Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është bërë pagesa e shtesave për lehonat për gjithsejtë 2 mijë e 158 përfituese në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta.
“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2,158 përfituese. 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes e-Kosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, njofton ai. /Telegrafi/