Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur detaje nga skema e ri-dizajnuar e shtesave për fëmijë.
Murati në një konferencë për media bëri të ditur se skema e re e shtesave për fëmijë do të hyjë në fuqi nga gushti, pasi për këtë muaj tashmë janë përpunuar listat.
“Konsiderojmë se është një ditë e mirë, me një lajm të mirë për fëmijët dhe të gjitha nënat që marrin shtesat në emër fëmijëve…”, tha ai, duke shtuar se janë mbi 403 mijë fëmijë që përfitojnë nga skema e shtesave.
“Më lejoni t’ju jap një kuriozitet. Ka një nënë në skemë që ka 10 fëmijë…”, tha ai, duke shtuar se ka raste edhe kur nënat kanë 7,8 e 9 fëmijë.
Ministri tutje tha se në rast se njëri nga tre fëmijët mbush 16 vjet, atëherë për dy fëmijët nëna merr shtesat e caktuara për dy fëmijë dhe jo për tre.
Murati tha se skema e re e shtesave për fëmijë ka një kosto vjetore prej 120 milionë euro. /Telegrafi/