Site icon Telegrafi

Shtesat e modës që duhet t’i keni në plazh

Mundeni ta kaloni pushimin pa stoli, shirita, shami ose kapëse flokësh, mirëpo këpucët, kapela dhe syzat për diell janë pjesë e domosdoshme e qëndrimit tuaj në plazh.

Në plazh janë të ndaluara taket e larta, përveç nëse dëshironi të që i gjithë plazhi të qeshë me ju. Të dëshiruara në plazh janë sandalet e rrafshëta ‘japoneze’.

Kapelat e mëdha për plazh, sikur ato të Marc Jacobs dhe Prada, janë të mjaftueshme. Ndërsa pasi të perëndojë dielli, vendosni në flokë ndonjë lule ose zbukurim tjetër duke mos e tepruar.

Çantat për plazh janë të shumëllojshme, varësisht se çfarë ju nevojitet. Më te thjeshta janë të ashtuquajturat ‘çantat e dorës’.

Syzat për diell duhet të jenë të mëdha, por të thjeshta, me kallëp të hollë. /Telegrafi/

Exit mobile version