Telegrafi

Shtërpca kërkon ndihmën e Serbisë për t’ia marrë Kosovës Brezovicën

Serbët nga rrethina e Brezovicës dhe zyrtarë nga Beogradi kanë filluar të shfaqin, siç thonë ata, shqetësimet e veta pasi Qendra e skijimit në Brezovicë është në prag të dhënies me koncesion nga Qeveria e Kosovës një kompanie franceze.

Sipas gazetës “Blic” tw Beogradit, bashkë me pronën do të shiten edhe 15 mijë serbë. “Nëse na e marrin shqiptarët, atëherë ne s’kemi jetë këtu e shteti i Serbisë le të përgatitet për të pritur refugjatë të rinj nga Kosova”, ka thënë për këtë gazetë serbe Dimitrije Gjoriq, një qytetar nga ky rajon i cili dhënien me koncesion e shikon si një projekt të menduar të Prishtinës që nga Kosova të dëbohen edhe serbët e kësaj pjese, transmeton Koha.net.

Gazeta thotë se fati këtyre serbëve nuk është në duar të shqiptarëve, por të në duar të serbit Bratislav Nikoliq, prefekt i Shtërpcës, i cili, sipas Marrëveshjes për koalicion me shqiptarë i vetmi ka të drejtë vetoje në Komisionin ndërqeveritar i cili jep leje për privatizimin e Qendrës së Skijimit “Brezovica“.

Nëse Nikoliq nuk e bën këtë, kjo qendër do të bjerë në duar të francezëve, ankohen serbët, ndërsa Blic qahet se dje NIkoliq nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike .

Në qendrën “Skijimet e Serbisë”, e cila drejton “Brezovicën“, thonë se nuk do të heqin lehtë dorë, nga, siç theksojë ata, pasuria e tyre.

“Ski-qendra “Brezovica“ është formuar si ndërmarrje jona e varur në vitin 2008 dhe nga atëherë janë investuar 1.6 milion euro. Pasuria i takon shtetit të Serbisë dhe ajo gjendet në territorin e Shtërpcës”, kanë thënë përfaqësues të kësaj qendre. /Telegrafi/