Site icon Telegrafi

Shterjov: PSP duhet të shkrihet në strukturat e Prokurorisë publike

Në intervistë për “360 gradë” kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shterjov ka folur për gatin e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo duhet të bëhet në nivel të zgjidhjes ligjore, të shkrihet në përbërjen e hierarkisë së piramidës së prokurorëve, dhe do të duhet të mendohet çka edhe me Prokurorinë Publike për krim të organizuar, nëse edhe ajo prokurori do të duhet të pësojë ndryshime duke pasur parasysh se në disa raste të ndjeshme-politike sikur nuk ka treguar shkathtësi të mjaftueshme, zhdërvjelltësi dhe mendim për urgjencë. Ndoshta eventualisht duhet të dyja të shkrihen”, tha Shterjov./Telegrafi/

Exit mobile version