Site icon Telegrafi

Shteriev, kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publik në Maqedoni (Video)

Këshilli i Prokurorëve Publik në Maqedoni sot ka zgjedhur kryetarin e ri, Kole Shteriev, në vend të Petar Anevskit që u dorëhoq para dy ditësh, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Shteriev ka qenë kandidat i vetëm për këtë garë dhe është zgjedh me shumicë votash.

Ai pas zgjedhjes ka thënë se është i vetëdijshëm se imazhi i këtij institucioni është i dëmtuar por do të punojë për të kthyer besimin dhe shikimin e qytetarëve.

”Ky institucion në të ardhmen do të jetë më transparent.”

Në çështjen rreth dhënies së materialeve për Prokurorinë Speciale Publike, Shteriev ka thënë.
”Nuk është dashur as të diskutohet për këtë rast, është dashur të jepen materialet pa diskutim.” përfundoi Shteriev. /Telegrafi/

Exit mobile version