Site icon Telegrafi

Shteriev: Eventualisht zgjedhja e një kryetari të përkohshëm për PSP-në duhet të kalojë rrugën e Katica Janevës

Prokuroria Speciale Publik mund të fitoj një shef të përkohshme, por për kreun e Këshillit të Prokurorëve Publikë Kole Shteriev nuk ka mënyrë më të shkurtër që të zgjidhet, siç planifikon jozyrtarisht qeveria, nëse dështojnë negociatat me OBRM-PDUKM-në. Ai për “TV24” tha se Këshilli mund të bënte një propozim, vetëm nëse do të kishte marrë më parë “amin” nga të katër partitë politike dhe 80 deputetë të mbështesnin atë, siç u zgjodh Katica Janeva katër vjet më parë.

“Shumë është e diskutueshme, nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të zgjidhet prokuror i ri special, përveç se të merret miratimi i katër partive politike, pastaj të kalon me votim me 80 deputetë dhe kur një propozim i tillë të arrinte në Këshillin e Prokurorisë Publike do të mund të votohet nëse është siguruar 2/3 e shumicës së anëtarëve, njëjtë si të gjithë propozimet tjera”, tha Kole Shterieve-kryetar i Këshillit të Prokurorisë Publike.

Shteriev tha se është në dyshim se si do të zbatohet ai plan, pasi sipas tij ligji për PSP-në mbaron në shtatorin e vitit të ardhshëm, dhe mandati i 10 prokurorëve në të njëjtën kohë me mandatin e Katica Janeva.

Bisedimet për ligjin për Prokurorinë Publike janë në pauzë për shkak të pushimeve vjetore, dhe kanë ngecur pikërisht në zgjedhjen e personit të parë i cili do të udhëheq me prokurorinë e re për korrupsion të lartë, por edhe hetimet e PSP-së./Telegrafi/

Exit mobile version