Site icon Telegrafi

Shtëpizë rrotulluese në rrotë

Shtëpiza unike e fushimit Romotow, dizajnin e së cilës e ka bërë firma e Zelandës së Re W2, ofron një hapësirë unike për të jetuar në lëvizje

Pjesa e brendshme e rimorkios rrotullohet për 90 gradë dhe në atë pozicion pothuajse e dyfishon hapësirën e shfrytëzueshme, transmeton Telegrafi.

Në pjesën qendrore të enterierit prej 27 metrash katrorë gjendet kuzhina me trapezari e cila mund të transformohet edhe në dhomë gjumi, ndërsa hapësira kryesore për gjumë dhe banja janë të ndara në pjesën tjetër të shtëpizës.

Ylli i dizajnit – tarraca e madhe, ka të montuar skarën dhe hapësirë të mjaftueshme për t’u kënaqur duke ngrënë kafjallin në ambient të hapur.

/Telegrafi/

Exit mobile version