Telegrafi

Shtëpizë prej kartoni nga Asus

Bëhet fjalë për një kuti kartoni me dimensione më të mëdha krahasuar me kutitë tipike për pllakat amë. Ambalazhi i Asus në vete ka edhe hapje për ventilim, ndërsa ideja është që shfrytëzuesi i kutisë mund ta përdorë atë si shtëpizë të kompjuterit- aty janë parashikuar edhe vende shtesë për disqe, energji optike, si dhe hapje për konektorë.

Kompania edhe vet ka pranuar se kjo nuk është parashikuar që të jetë zgjidhje e përhershme, por vetëm shtëpizë e përkohshme për ata që dëshirojnë kompjuter funksional porsa ta blejnë, ndërsa shtëpizën kualitative ta sigurojnë më vonë.

Ky produkt është prezantuar edhe në panairin CeBIT, porse nuk janë shpalosur të dhënat teknike apo çmimi. /Telegrafi/