Telegrafi

Shtëpizat më të bukura miniaturale në vitin 2020: Kreative dhe të bukura

Është shumë mbresëlënëse të vështrohet deri ku shkojnë kreativiteti dhe zgjuarsia njerëzore – thuhet në përshkrimin e videos

“Living Big In A Tiny House”, ka publikuar videon e shtëpizave miniaturale më të bukura të publikuara në kanalin e tyre vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Thonë që gjithnjë e më shumë njerëz anojnë drejt kësaj mënyre minimaliste të jetës. Mirëpo, nuk ndryshojnë të gjitha mënyrat e jetës vetëm për shkak të kursimit, por edhe për shkak të ndjenjës së lirisë të cilat ofrojnë shtëpitë e vogla lëvizëse dhe për shkak të afrimit cilësor me anëtarët e familjes.

Në të vërtetë, në hapësirën miniaturale familja është në kontakt shumë të afërt dhe ka nevojë për shumë kompromise për të funksionuar çdo gjë siç duhet.

Në shtëpitë e tilla është e pamundur thjesht “të zhdukesh” duke u fshehur në ndonjë hapësirë, siç është rasti në shtëpitë e mëdha.

Shikojeni videon cilat shtëpi miniaturale u veçuan si më të bukurat në vitin 2020:

/Telegrafi/