Në pjesën rurale të qarkut të Essex-it, vetëm një orë larg nga Londra, ekziston një shtëpizë e rehatshme me çati prej xhami – e përsosur për adhuruesit e qiellit të natës
Moderne dhe unike, kasollja u ofron vizitorëve mundësinë për të parë natyrën nga një këndvështrim tjetër.
Brendësia e vogël përmban vetëm gjërat më themelore: një shtrat i gjerë me një pamje të pacenueshme, transmeton Telegrafi.
Falë çatisë, e cila është pothuajse tërësisht prej xhami, gjithçka që duhet të bëni është të shtriheni dhe të shihni miliona yje në qiellin e pastër të natës nga komoditeti i shtratit tuaj.
Tarraca ofron pamje të reja dhe një vend shtesë për t’u kënaqur.
Zona për t’u ulur është e pajisur me kolltukë dhe një vatër zjarri, kështu që edhe në mbrëmje të freskëta siguron një qëndrim të këndshëm jashtë.
Vaska në natyrë është zhytur në sipërfaqen e platformës prej druri, kështu që ofron një pamje të fushave të gjelbra, ndërsa relaksoheni në një banjë të ngrohtë.
Banja dhe kuzhina janë të vendosura në një objekt të veçantë, i cili ndodhet mbi pjesën kryesore të shtëpizës, në mënyrë që të mos çrregullojnë pamjen e natyrës dhe qiellit. /Telegrafi/