Site icon Telegrafi

Shtëpiza nga Sharkoon

Modelet brenda linjës T9 Value kanë vend të mjaftueshëm për komponentët, ndërsa ana e përparme me rrjet, mundëson qartësi dhe ftohje të mirë.

Shtëpiza ka edhe pjesën anësore të tejdukshme, me tre ventilatorë 120 milimetërsh me ndriçim LED, menaxhment të kabllove dhe vend për dhjetë pajisje 5.25 inçëshe që me adaptor pranojnë edhe disqe 3.5 inçëshe.

Karakteristikat tjera përfshijnë mundësinë e vendosjes të ftohësit, konektorë të përparmë për USB dhe audio (njëri nga ta është USB 3.0), dhe disa kombinime ngjyrash të mbajtësit të pllakës amë dhe ndriçim të ventilatorëve.

Versioni T9 Economy vjen pa pjesë anësore transparente dhe ventilatorë të parainstaluar. Nga modelet e reja, është edhe T5 Economy që në raport me T9 kanë nga pesë vende për kabllo optike dhe po aq për kabllo 3.5 inçëshe, ndërsa në pjesën e përparme është i vendosur një ventilator 120 milimetërsh.

Çmimet e modeleve të reja janë 54.90 euro për T9 Value dhe 39.99 euro për T5 dhe T9 Economy. /Telegrafi/

Exit mobile version