Mund të jetojmë në apartamente apo shtëpi të thjeshta, por për disa njerëz një shtëpi unike është ëndërr e pashuar deri në realizim.
Më poshtë Telegrafi ju sjellë disa nga shtëpitë më unike në botë, në të cilat padyshim se do të dëshironit të jetoni:
“Shtëpitë Pasqyrë”, Itali
Shtëpitë Pasqyrë në Bolzano të Italisë janë të vështira për t’u vërejtur falë dizajnit të tyre unikë i cili i bën të zhduken nga zona rrethuese. Më e rëndësishmja është se shtëpinë mund ta merrni me qira për pushime apo ngjarje të ndryshme.
Shtëpia “Nautilus”, Meksikë
Si një copë e vërtetë arti që është, shtëpia “Nautilus” në Naucalpan de Juarez të Meksikës, e ndërtuar nga Javier Senosiain, ka fuqinë ta zbukurojë jetën e çdo personi. Shtëpia është e hapur për publikun gjatë tërë vitit.
“Shtëpia e Gurit”, Portugali
Kjo shtëpi e gurit në Portugali është pronë private dhe e rrethuar. Sigurisht se kjo shtëpi na rikujton kohën kur njerëzit kanë jetuar në shpella, pasi që e tërë kjo shtëpi është e përbërë nga gurët. Nuk është e qartë se kush jeton aty, por një gjë është e sigurt: shtëpia ka vëmendjen e të gjithëve!
Shtëpitë kubike të Rotterdamit, Holandë
Shtëpitë kubike në Rotterdam janë pronë private. Pamja e tyre unike ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve. Është e mundur të qëndroni në njërën nga këto apartamente, por paraprakisht duhet ta rezervoni një dhomë përmes internetit. /Telegrafi/