Telegrafi

Shtëpitë multi-milionëshe në Australi rrezikojnë të shemben në oqean

Shtëpitë luksoze në një lagje bregdetare në Australi, rrezikojnë të shemben në oqean.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët e më shumë se 40 shtëpive përgjatë Wamberal Beach, në veri të Sidneit, u evakuuan nga zona gjatë ditëve të fundit, pasi erozioni bregdetar kërcënoi të dëmtojë objektet në New South Wales.

Pronat multi-milionëshe të cilat gjenden buzë shkëmbit gjerësisht afër detit, rrezikojnë të shemben pas valëve të fuqishme që goditën zonat.

Fundjavën e kaluar, oborret e shtëpisë u “gëlltitën” nga uji, gjersa verandat dhe ballkonet u shembën pjesërisht.

Autoritetet me këtë rast, deklaruan se dhjetëra shtëpi rrezikojnë të kolapsojnë, si dhe urdhëroi banorët të largohen menjëherë nga aty. /Telegrafi/