Site icon Telegrafi

“Shtëpitë lundruese” më luksoze që kurrë më parë nuk i keni parë (Foto)

Derisa një pjesë e të pasurve preferojnë të shpenzojnë miliona dollarë në vila luksoze, disa tjerë kanë vendosur që jetën ta kalojnë në disa shtëpi të pazakonta lundruese në të cilat kanë punuar arkitektët më të njohur.

Një prej këtyre shtëpive është ajo dykatëshe e vendosur në liqenin Huron në Kanada, që shërben si vilë për një çift që pushimet verore i kalojnë në këtë shtëpi lundruese, transmeton Telegrafi.

Një grup arkitektësh nga vende të ndryshme të botës kanë bashkuar forcat që kreativitetin e tyre ta shfaqin në projektimin e shtëpive lundruese, ku ndër ato është edhe ajo e vendosur në lumin e Londrës, e cila për një natë qëndrim kushton hiq më pak se 500 funte.

Në fotogalerinë e postuar më poshtë mund t’i shihni këto shtëpi të cilat janë duke u bërë të popullarizuara në mbarë botën, për faktin se janë më praktike dhe më pak të shtrenjta. /Telegrafi/

Exit mobile version