Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special asaj që e quan si Godfatherat e ri të fermave më kanabis në Britani të Madhe.
Jon Austrin redaktori i shkrimeve për krimet në këtë gazetë shkruan se, në vitin 2017 gjykatat angleze dënuan për këtë krim 34 shqiptarë.
Në dy vitet pasardhëse numri shqiptarëve të dënuar ishte 53.
Ky numër ka pësuar rritje gjatë muajve janar-shtator 2020. Gjykatat gjatë kësaj periudhe dënuan 88 shqiptarë të cilët momentin kur përballen më drejtësinë pranojnë menjëherë akuzat.
Top Channel i kërkoi kësaj gazete emrat e 88 të dënuarve shqiptarë.