Telegrafi

Shtëpitë e ndërtuara nën dhe gjithnjë e më të popullarizuara – për të jetuar dhe për pushim (Video)

Do t’jua tregojmë se si duken shtëpitë e tilla në Zvicër, Britani të Madhe, SHBA, Zelandë të Re, Ekuador, Tunizi… Disa janë shumë moderne, ndërkaq të tjerat duken si të Hobbitëve.

Shtëpizat e ndërtuara nën dhe ose në pjesën më të mirë në sipërfaqe energjikisht janë më të efektshme pa kontakt të tepërt me teknologjinë moderne, transmeton Telegrafi.

Janë gjithnjë e më të popullarizuara, prandaj shumica e njerëzve vendosin të jetojnë në to. Janë shumë të kërkuara edhe për pushim, ndërkaq dhënia me qira e disa prej tyre është e rezervuar deri në fund të vitit të ardhshëm…

Dietikon, Zvicër

Worcestershire, Britani e Madhe

Hobbiton, Zelandë e Re

Shtëpiza e cila jepet me qira, SHBA

Ndërmarrësja amerikane, Kristie Wolf, ka ndërtuar shtëpizën e cila u ngjanë shtëpive të Hobbitëve nga romani “Padroni i unazave” dhe tani e jep me qira në Airbnb.

Gjendet në bjeshkë, në shtetin Washington, buzë lumit Columbia. Shtëpiza ka një dhomë gjumi, banjën, ngrohjen qendrore dhe ujë të ngrohtë, koftorin me dru…

Pushimi në të është aq i popullarizuar sa që është e vështirë të gjendet termin i lirë. Termini i parë është në dhjetor, mirëpo fjala është vetëm për një ditë.

Nëse do të dëshironi të shkoni atje për të qëndruar disa ditë, duhet patjetër të prisni deri në janar, mirëpo as atëherë nuk do të mund të qëndroni më shumë se gjashtë ditë.

Nga marsi deri në tetor të vitit të ardhshëm pothuajse të gjithë terminët janë të rezervuar. Ata të cilët kanë qenë atje janë të ngazëllyer. Thonë se janë ndier sikur në ndonjë ëndërr përrallore.

Shikoni si duken dhe si është dukur ndërtimi:

Ka edhe në Ekuador

Bashkësia e vogël Rhiannon në Ekuador ka treguar se si duket ndërtimi, nga faza fillestare deri në përfundimin e ndërtimit dhe në vendosjen në to:

Matmata, Tunizi 

Shtëpia e Gary Neville, Britani e Madhe

/Telegrafi/