Banorët që jetojnë në një lagje britanike, mund të mos jenë më të lumturit në botë, por nëse kompleksi i ndërtesave ku jetojnë shikohet nga lartë, lë përshtypjen se ata janë gjithnjë të gëzuar.
Pamja nga lartë e shtëpive në një lagje në Wakefield të West Yorkshire, ngjanë sikur një fytyrë e buzëqeshur, ndërsa duket se ka buzë dhe sy të mëdha, transmeton Telegrafi.
Sistemi i ndërtimit, të shtëpive që kushtojnë nga 250 mijë funte, ka filluar në mënyrë spontane, ndërsa ka përfunduar sikur të jetë planifikuar që në fillim.
Sipas agjentit që merret me shitjen e shtëpive, banorët e deritashëm janë shumë të lumtur dhe që kur janë vendosur aty, kanë nisur të kenë lidhje shumë të afërta. /Telegrafi/