Site icon Telegrafi

Shtëpinë prej 6.000 dollarëve e shitën për 1.7 milionë dollarë

Çifti jetonte në pjesën rurale Maiden, në Karolinën e Veriut që 34 vjet. Nuk planifikonin të shpërnguleshin diku tjetër. Apple dëshironte ta blinte pronën, por nuk dihet pse mu ajo pjesë ishte aq shumë atraktive për ta. Çifti dy herë refuzoi ofertën e tyre.

“Në fund na thanë na tregoni çmimin dhe ne e thamë”, tha Kathy. Tash kanë blerë një shtëpi të re me 400 metra katrorë me jacuzzi dhe liqe artificial. Apple, në vendin ku ka qenë shtëpia dhe në rajonin përreth, ndërton një qendër gjigante në të cilin do të vendosën serverët dhe gjeneratorët e iPod, iPhone dhe iPad. Google tashmë ka ndërtuar një ndërtesë afër Maidenit, një qytezë me 3.200 banorë. /Telegrafi/

Exit mobile version