Telegrafi

Shtëpinë e zakonshme, e ktheu në një mozaik të mahnitshëm (Video)

My Uncle spent thousands of hours turning his house into a mosaic. Thought you guys might enjoy his effort. http://imgur.com/a/fse4M https://vimeo.com/173579944 Nik Kleverov

Një burrë nga Barcelona e Spanjës, ka vendosur që ta kthejë shtëpinë në një mozaik gjigant.

Gonzalo Duran, me ndihmën e gruas të tij Cheri Pann, punojnë çdo ditë, në krijimin e copëzave dhe ngjyrosjen e tyre, që më pas t’i vendosin në mure, dysheme apo dritare dhe dyer, transmeton Telegrafi.

Pjesën e jashtme të shtëpisë, ata e kanë mbuluar me tjegulla të thyera dhe pasqyra, kurse në brendësi ka edhe mozaikë nga materiale të buta.

Ata janë takuar në një studio arti, ku Duran punonte, ndërsa Pann merrte leksione vizatimi.

Pasi kanë nisur lidhjen e dashurisë, ata i janë përveshur punës, në këtë mozaik të mahnitshëm, i cili do t’ju mbulojë tërë shtëpinë.

Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihni punimet e tyre, që pritet të zgjasin edhe disa vite, deri në përfundimin final. /Telegrafi/