Site icon Telegrafi

Shtëpia verore e Joseph Stalinit (Foto)

Këto pamje të rralla janë të shtëpisë së pushimit të diktatorit të ish Bashkimit Sovjetik, Joseph Stalin.

Aty duken telefoni dhe bilardoja që ai dikur përdorte.

Kjo shtëpi verore u ndërtua në vitin 1947 buzë liqenit Ritsa në Abkhazi, një krahinë autonome e Gjeorgjisë.

Stalini dhe familja e tij vinin për t’u çlodhur gjatë muajve të verës.

Shtëpia rrethohet nga pemë të mëdha dhe është e lyer në ngjyrë të gjelbër, për ta bërë atë më të kapshme nga syri nga ajri, transmeton tema.

E veçantë e kësaj vile është stili i saj modest, pavarësisht se libraria dhe dhoma e lojërave janë të mëdha.

Exit mobile version