Telegrafi

Shtëpia u ‘shkatërrua’ dhe mund të ketë edhe të vdekur pas një shpërthimi të madh në Birmingham të Anglisë

Një numër njerëzish dyshohet se janë vrarë ose plagosur pas një shpërthimi në një shtëpi në Birmingham të Anglisë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një pronë në zonën e Kingstanding u “shkatërrua”, tha policia, ndërsa të tjerat aty pranë u dëmtuan.

Pamjet në mediat sociale treguan mbetjet e një shtëpie me tarracë të përfshirë nga zjarri menjëherë pas shpërthimit.

Sipas dëshmitarëve, zhurma e shpërthimit u dëgjua disa kilometra larg ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.

Një zëdhënës i policisë falënderoi ata që ‘kishin ndihmuar fqinjët e tronditur dhe të plagosur’. /Telegrafi/