Site icon Telegrafi

Shtëpia trekëndëshe e cila imiton peizazhin malor (Plani i hollësishëm)

Studio Skylab Architectur ka projektuar shtëpinë e pazakonshme me dukje unike e cila plotësisht shkrihet në pjesën malore të Kolorados

E quajtur “The Owl Creek Residence”, shtëpia është e vendosur shpatin afër qytezës Snoumas, destinim për sporte dimërore.

Arkitektët kanë zgjedhur që plani i shtëpisë të jetë në formë trekëndëshi në mënyrë që pronarët të mund të kënaqen maksimalisht në pamjen piktoreske, transmeton Telegrafi.

“Dizajni i shtëpisë është bazuar në idenë që hapësira fizike të mundë të thellojë lidhjen midis miqve, familjes dhe botës natyrore”, shpjegojnë nga studioja Skylab Architecture.

Në 390 metra katrorë, janë vendosur pesë dhoma gjumi, qendra Spa dhe zona kryesore e ditës e cila shtrihet në shumë nivele, duke ndjekur rënien e terrenit.

Dhomat e gjumit gjenden në nivelin e poshtëm të shtëpisë, të radhitura përgjatë korridorit i cili krijon formën e germës V. Ky kat përmban edhe hapësira të tjera për relaksim siç janë saunat dhe xhakuzi të vendosura mu skaj të shtëpisë.

Hapësirat në nivelin e sipërm të shtëpisë janë të destinuara për shoqërime dhe argëtime dhe përfshijnë zonat e mëdha dhe të lidhura me zonën e ditës: trapezarinë, kuzhinën, dhomën e ditës.

Dritaret e mëdha nga dyshemeja deri te tavani formojnë majën e planit trekëndësh të shtëpisë dhe sigurojnë dritë të bollshme natyrale dhe pamje të natyrës dhe rrethinës.

Edhe zgjedhja e materialeve me të cilat është rregulluar enterieri – druri, gurët dhe mermeri, kanë kontribuar që shtëpia të jetë në harmoni të plotë me natyrën.

Plani:

 

/Telegrafi/

Exit mobile version