E vendosur në veri të Italisë në afërsi të qytetit Rimini, shtëpia tetëkëndëshe është dizajnuar në atë mënyrë që pronarëve t’u ofrojë kënaqësi maksimale në shikimin e pjesëve kodrinore piktoreske që e rrethojnë
Shtëpia e punuar nga druri është e vendosur në shtyllën qendrore, e cila ia mundëson sjelljen në të dy drejtimet, madje për 360 shkallë.
“Mundësia e shtëpisë që të rrotullohet ka qenë kërkesa të cilën klienti e ka pasur që në start, nga njëra anë për shkak të posedimit të mundësive të ndryshimit të shikimeve në peizazh, por në të njëjtën kohë, edhe për shkak të dashurisë së tij të madhe ndaj makinave dhe mekanizmave”, thotë arkitekti Roberto Rossi, transmeton Telegrafi.
Për të pasur nevojë për sa më pak energji për rrotullim të objektit kaq të madh, shtëpia është dizajnuar që të jetë sa më e lehtë: korniza është bërë nga çeliku, muret nga panelet e drurit, derisa për izolim janë përdorur panelet nga liri dhe fibrat e drurit.
Kujdes i madh i është kushtuar efikasitetit energjetik të shtëpisë. Prandaj, në kulm janë vendosur panele solare të cilat gjenerojnë energjinë e nevojshme për funksionimin e saj.
Me rrotullimin e shtëpisë përshtatet pozita e paneleve ndaj diellit, në mënyrë që maksimalisht të shfrytëzojë energjinë e tij.
“Nga pikëpamja teknike, shtëpia rrotulluese mundëson arritjen e efikasitetit më të madh të paneleve, duke pasur orientimin më të mirë gjatë ditës”, shpjegon Rossi.
Bashkë me panelet, kjo shtëpi është e pajisur edhe me pompën e nxehjes dhe sistemin solar termal, që gjithashtu gjeneron energji.
/Telegrafi/