Nuk janë shtëpitë përrallore me shumë dhoma, tarraca dhe pishina, që janë shikuar më së shumti këtë javë në një ueb-faqe që merret me patundshmëri, por është një shtëpi krejt ndryshe në Teksas të Shteteve të Bashkuara.
Nga pjesa e jashtme, duket si një objekt i zakonshëm banimi, me oborr që ka hapësirë të konsiderueshme dhe me një kopsht të gjerë në pjesën e pasme të saj, transmeton Telegrafi.
Por, nëse shihet nga brenda, vërejmë se kemi të bëjmë me një realitet tjetër.
Fakti që pronari e ka shkruar “blihet ashtu siç është’, si dhe i ka vënë fotografitë e enterierit, ka bërë që kjo ofertë e postuar në Realtor.com, të merr vëmendjen e tërë javës.
Me kanaçet e zbrazëta që e kanë mbuluar dyshemenë, plehrat e tubuara në kuzhinë si dhe rrjetat e merimangave që mbulojnë muret, kjo shtëpi kushton 90 mijë dollarë. /Telegrafi/