Një hapësirë e madhe e Meksiko Beach, Florida, u shkatërrua nga Uragani Michael – por shtëpia e sapo ndërtuar e një familjeje mbijetoi pothuajse e paprekur.
“Uraganet ndodhin kështu që ne synojmë për të ndërtuar diçka për të mbijetuar dhe që mund të përcjell gjenerata”, ka thënë Lebron Lackey, njeriu i cili ndërtoi shtëpinë në fjalë vitin e kaluar, bashkë me xhaxhain e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kur kategoria 4 e uraganit Michael zbriti në tokën e Mexico Beach të mërkurën, me erëra që arrinin në rreth 155 mph, Lackey ishte në shtëpi në Tennessee, “i shqetësuar” kur vëzhgoi kamerën e sigurisë së shtëpisë, duke parë pamjet e erës së fuqishme.
Kështu Lackey nuk ishte i sigurt se shtëpia do të mbijetonte, duke u frikësuar se do ta humbiste çatinë në çdo moment.
Megjithatë, për Lackey dhe xhaxhain e tij, qëllimi gjatë ndërtimit vitin e kaluar ishte për të shkuar “përtej normave”. Ai ka thënë se shpesh kanë shtuar më shumë beton se që është e paraparë, sidomos në qoshe.
Ai gjithashtu ka thënë se shpesh “shkuan një hap më tej” përtej kodeve të ndërtimit, kur ata shtuan muret prej betoni me trashësi 1 metra dhe kabllot e çelikut për të mbajtur çatinë e qëndrueshme.
Lackey tha se shtesat nuk ishin shumë të shtrenjta dhe i quan “krejtësisht të vlefshme”.
Për të tjerët që kërkojnë të ndërtojnë shtëpinë e tyre në plazh, Lackey rekomandon studimin e “mjedisit ku ndodheni”.
“Unë jam një tifoz i ndërtimit të betonit”, shtoi ai.
Megjithëse shtëpia e familjes Lackey është duke qëndruar fort në rërë, ajo është e rrethuar nga shkatërrimi, përcjell Telegrafi.
Michael shkatërroi pothuajse çdo shtëpi dhe biznes të Mexico Beach në rrugën e tij, duke përfshirë Departamentin e Policisë.
Nga 18 viktima të konfirmuara nga Uragani Michael, një ishte nga Mexico Beach.
“Këta janë njerëz të mrekullueshëm”, tha Lackey për banorët vendas, duke e përshkruar atë si një qytet të vogël familjar.
“Ne do ta rindërtojmë”, tha ai. “Po kthehemi”. /Telegrafi/